“Nuk dhamë atë që duhej në fushë”, kapiteni i Bylisit është i mërzitur pas barazimit: Me një fitore linim pas tre ekipe
Kapiteni i Bylisit, Marin Abazaj, ka komentuar sot barazimin ndaj Laçit, duke theksuar se ishte i mërzitur që skuadra nuk mori tre pikët që do e ndihmonin të lëvizte në renditje.
“Ndërhyrja ndaj Melos? E ndava mendjen, ishte thike me dy presa. Nëse do vepronte më shpejt, mbase mund të fitonte edhe penallti.
Normale që duhet të fitonim, ne hyjmë në fushë vetëm për fitore, jo vetëm sot, por në të gjithë ndeshjet. Barazimi mendoj ka qenë i merituar, mendoj se nuk dhamë atë që duhej të jepnim në fushën e lojës.
Jam i mërzitur për pikët se kemi tre ndeshje që po prodhojmë lojë, çunat po sakrifikojnë dhe pikët i kishim të domosdoshme, me një fitore linim 3 pozicion poshtë..
Trajneri ka vite që më njeh si lojtar. Mua kudo të më fusë, do të jap 100% tim, edhe portier të më futë, jam i gatshëm të ndihmoj ekipin.
Sot nuk ka qenë ndeshje për t’u ndërtuar loja nga poshtë, ishte më shumë dyluftime se sa çështje taktike apo teknike”, tha Abazaj për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"