Nuk do jetë Kanavaro! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen trajner të ri, firmos i sapolarguari nga klubi i Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 18:20

Nuk do jetë Kanavaro! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen trajner të ri, firmos i sapolarguari nga klubi i Bundesligës

Ëndrra e tifozëve të Dinamo Zagreb për të parë një ish-Kampion Bote në drejtimin e skuadrës së tyre nuk është bërë realitet. Klubi i njohur kroat gjithsesi ka vendosur një tjetër emër të njohur në drejtimin e skuadrës nga e cila ishte shkarkuar Sergej Jakiroviç, pas humbjes tupëruese 9-2 me Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve.

dsasdadasdasadsads

Kanavaro kishte qenë në diskutime me kroatët, por në fund nuk gjeti akordin me ta. Dhe drejtuesit sollën në klub një tjetër emër të njohur, teknikun kroat Nenad Bjelica, i cili në të kaluarën e ka drejtuar klubin në vitet 2018-2020.

Trajneri i cili do të drejtojë Arbër Hoxhën, ka bërë një karrierë mjaft të suksesshme jashtë Kroacisë dhe së fundmi ka qenë në pankinën e Union Berlinit në Bundesligë. Ai ishte ende nën kontratë me këtë klub deri dje, ndonëse ishte larguar nga drejtuesit në majin e këtij viti. Por sot ai ka prishur kontratën dhe ka firmosur marrëveshjen me Dinamo Zagrebin, duke u kthyer kësisoj në klubin ku ka fituar 2 tituj kampion si trajner.

Emri i Bjelica qarkulloi në të gjitha mediat botëror në sezonin e kaluar pës një përplasje që pat me Leroi Sane të Bajern Mynih, pasi i vuri duart në fytyrë futbollistit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"