“Nuk do të firmosja më për Interin”, ish-i i dyfishtë Podolski: Arteta, i fiksuar pas futbollit
Lukas Podolski në moshën 39- vjeçare e ka blinduar të ardhmen e tij në të dyja aspektet. E ka bërë duke veshur një palë doreza të zeza mbi takat e futbollit. Kur nuk shënon për Gornik Zabrzen, skuadër në Poloni, i dedikohet pasionit të tij të restoranteve të kebabit.
“Kam më shumë sesa 40 dhe nuk kam ndërmend të ndalem”, thotë ai. Ndërkohë argëtohet përpara televizorit duke parë ndeshjet e ekipeve të tij të shkuara, mes tyre Interit dhe Arsenalit. Me “Topçinjtë” ka fituar 2 trofe në 2 vite e gjysmë, ndërsa në Milano luajti vetëm 6 muaj në vitin 2015.
Lukas, a do të firmosnit sërish me Interin?
Ndoshta nuk do të kisha pranuar. Nuk kam asgjë me skuadrën për të qenë konkret sepse është një klub i niveleve të larta. Por të transferohesha brenda sezonit nuk ishte ide e mirë. Duhet të përshtatesh me kampionatin me vendin.
Inter-Arsenal, nga t’ia nisim?
Nga “Topçinjtë”. Stili i tyre i lojës më tërheq shumë.
Ju keni luajtur me Artetën…
Që kur ishte në fushë ishte i fiksuar me futbollin. Fliste vetëm për taktikë, skema dhe situata loje. Në dhomat e zhveshjes ndonjëherë nuk donim ta dëgjonim, por ai nuk ndalej. Për të ekziston vetëm futbolli. Kishte një këndvështrim special dhe ndryshe. Nuk më befason fakti që Arsenali luan kështu.
Çfarë ndeshjeje do të jetë?
Arsenali në vitet e fundit ka bërë gjëra të mëdha. Nuk ka fituar Premier Ligën, por ka dhuruar spektakël dhe vazhdon ta bëjë. Do të jetë një ndeshje e madhe. Vlen shumë.
Një vit më parë thatë se Interi është inferior vetëm ndaj Sitit dhe Realit. E mendon akoma?
Do t’i shtoja kësaj liste Barcelonën dhe Bajernin, pastaj janë zikaltrit. Mund të kualifikohen shumë shpejt në fazën e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"