Nuk e donte Benzema, Pioli pritet të shkojë te Ronaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 11:55

Nuk e donte Benzema, Pioli pritet të shkojë te Ronaldo

Nga Arabia Saudite vijnë të tjera lajme për të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas sajtit të specializuar “Al Nasr Zone”, ish-trajneri i Milanit do të marrë shumë shpejt vendin e Luis Kastros në pankinën e Al Nasr.

pioli

Gjithçka pritet të ndodhë pas ndeshjes kundër Al Ahli, sfidë vendimtare që mund të shënjojë fundin e epokës së Kastros.

Pioli vazhdon të jetë ende nën kontratë me Milanin pasi këta të fundit vendosën ta shkarkonin pas 5 sezonesh. Emri i tij është i lidhur me shumë skuadra, por duket se këtë herë është e duhura. Ai do të ishte trajner i Kristiano Ronaldos dhe Marselo Brozoviçit dhe disa kampionëve të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"