“Nuk e vumë në asnjë moment në diskutim fitoren”, Tetova: S’kishim rrezik konstant nga Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 19:37

“Nuk e vumë në asnjë moment në diskutim fitoren”, Tetova: S’kishim rrezik konstant nga Laçi

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh i lumtur për triumfin 2-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Laçit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku durrsak, ndër të tjera u shpreh:  

TETOVA

“Ndeshja kishte 2 tabllo. Në fraksionin e pjesës së parë mund të kishim shënuar më shumë se 1 gol. Pastaj pati një zbehje të ekipit. Në pjesën e dytë e nisëm mirë, u shënua dhe goli i dytë. Mendoj që nuk e vumë në asnjë moment në diskutim fitoren.  

Ne kemi një manovër tonë, me 3-5-2 kemi punuar diçka tjetër, kemi armë plus kur kundërshtarët na mbyllen. Deri dikuar e kemi kryer sot, jo të gjithë 90 minutëshin. Manovra ka shumë lëvizje. Çunat nuk kanë më shumë se 1 muaj që po e përdorim. Do ta perfeksionojmë dhe ta kemi si opsion. 

Mbas golit të dytë, i tërhoqa lojtarët një linjë më poshtë, nuk kishim rrezik konstant. Ai eurogoli i Laçit na vendosi në vështirësi. Në pjesën e dytë u shfaqëm përpara portës së kundërshtarit, por nuk arritëm ta shtynim topin në rrjetë”, deklaroi Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"