“Nuk ishte faji i Ramadanit që humbëm me Kajlarin”, trajneri i Leçes flet para Interit: Berisha është mes kufirit të shërimit dhe frikës së përsëritjes
Marko Xhampaol, trajneri i Leçes, ka folur në konferencën për mediat para ndeshjes me Interin, duke u ndalur edhe te futbollistët shqiptarë që ai drejton. Pikë së pari, ai foli për humbjen e pësuar ndaj Kaljarit, me lojën e skuadrës që ndryshoi pas zëvendësimeve, kur në fushë hynë edhe Ramadani e Rebicc.
“Unë hoqa Pieroti e Krstovciv, duke hedhur në fushë dy lojtarë kombëtaresh, nuk është se hodha dy fëmijë. Nuk humbëm sepse unë aktivizova Rebiç dhe Ramadanin. Janë dy titullarë, dy lojtarë me eksperiencë, të aftë të menaxhojnë aspekte të ndryshme. Një zëvendësim të njëjtë kishim bërë edhe ndaj Empolit, ku fituam. Ishte logjike të bënim një zgjedhje të tillë. Por pastaj ndoshta e humb ndeshjen dhe thuhet se trajneri ka gabuar zëvendësimet, edhe kjo është pjesë e lojës”, tha Xhampaolo para mediave.
Ai më pas u ndal te situata e Medon Berishës, për të cilin pranoi se nuk është rikuperuar ende.
“Berisha po kryen fazën e kthimit në formë atletike, është në kufirin mes shërimit të plotë dhe frikës që të mos i përsëritet dëmtimi. Siguria e djaloshit është gjëja më e rëndësishme. Unë kam besim që mund ta përfshij përsëri në javën e ardhshme. Tani mendoj se është i ndalur prej një muaji dhe vinte nga një tjetër dëmtim. Do të ishte e rëndësishme edhe që të kthehesha ta stërvitja”, tha tekniku.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"