“Nuk ishte meritë e Dinamos”, Tetova paralajmëron ndryshime te Egnatia: Kur fillojnë e shtërngohen gjërat…
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, nuk mendon se skuadra e tij është në krizë, ndonëse ka regjistruar ndeshjen e 5-të radhazi në kampionat pa fitore. Ai theksoi se mungesa e fitoreve ishte rrjedhojë e rotacionit dhe gjithçka ishte marrë parasysh nga klubi, teksa mund t’i japë fund atij në ndeshjet e ardhshme
“E pashë ndeshjen me dy tablo. Një pjesë e parë e ekuilibruar, pritnim kush gabonte më parë. Pastaj në pjesën e dytë erdhi goli me goditje standarte. Por duhet pranuar kjo që ndodhi për një gabim në trazicion të dinamos, nëse mbrojtësi jonë shkonte pak më shpejt të sulmuesi, mund ta kishte diktuar.
Janë momente, situata loje, goli erdhi jo nga pasimi e meritë të Dinamos, fitohet topi e ndodhi. Ekipi ishte në ekuilibër, në pjesën e parë nuk kishte shumë rrezik, por e thashë që ne ishim më afër golit.
Mungesa e fitoreve? Patjetër që shqetëson por këtë e kemi marrë përsipër me rotacionin që të sjellim lojtarët në formë. Kishim 3 mungesa e Fernando rrezikoi që hyri i dëmtuar. Aleksi e Ndreca ishin mungesa të rëndësishme sot. Por edhe ata që modifikuam siç ishte rasti i Xhemajlit që e kaluam majtas, deri diku bëri mirë. Me kthimin e skemës, gjithçka ishte në ekuilibër.
Kishim vështirësi në krahun e majtë. Ahmetaj e zëvendësoi Aleksin shumë mirë sot, bëri ndeshje të mirë.
Mendojmë që kemi ndeshjen e Kupës një herë përpara, pastaj të mendojmë për Tiranën. Tani fillohen e ngushtohen diferencat e do të mundohemi që të bëjmë më mirë.
Mendoj se gjithë këtë e ka sjellë forma e rotacionit, se kur ti fokusohesh që do të bësh gjithçka që nuk i ka frytet sot për nesër, këto janë kurba që në duhet t’i pranojmë dhe kemi marrë përsipër që t’i pranojmë.
A ka formacion bazë? Normalisht po se baza dihet, baza është që nga vitin e kaluar dhe janë më afër atyre manovrave që kam në kokë për ndeshjet. Patjetër e kam.
Rotacioni? E kemi marrë këtë risk, kjo nuk i jep frytet sot. Këtë na e bën të mundur edhe komoditeti. Por kur fillojnë e shtërngohen gjërat më shumë se sa duhet, atëherë do të ndërhyjmë”, tha Tetova për “MCN” në fund të ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"