“Nuk jam i kënaqur por janë tre pikë të rëndësishme”, Veselinoviç pas fitores së Partizanit: Problemi ynë është vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 21:22

“Nuk jam i kënaqur por janë tre pikë të rëndësishme”, Veselinoviç pas fitores së Partizanit: Problemi ynë është vetëm…

Trajneri i Partizanit, Aleksndar Veselinoviç, ka theksuar se skuadra e tij duhet të përmirësohet në vijim, por tre pikët ndaj Bylisit ishin të rëndësishme për ekipin e tij që vazhdon të shfaqë probleme me finalizimin.

bandicam 2024-10-05 21-07-16-064

“FiIlimisht dua të falënderoj lojtarët për kontributin dhe tifozët për mbështetjen. Po ashtu edhe kundërshtarin për dëshirën që treguan se luajtën një lojë cilësore. Në pjesën e parë edhe pse jam me kokë të nxehtë, them se kishim 3-4 raste 100%. Lojtarët para ndeshjes ishin jashtëzakonisht të motivuar, ndoshta nuk kemi gjetur ekuilibrin mes motivimit dhe balancës dhe mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse nuk realizuam shanset që krijuam. Nuk kishim qetësi, mund ta zgjidhnim ndeshjen në pjesën e parë dhe si rrjedhojë e kësaj në pjesën e dytë pat momente ndoshta të vështira për ne se edhe ata kishin rastet e tyre. Nëse flasim në përgjithësi për vazhdimësinë, unë nuk jam i kënaqur, por janë tre pikë të rëndësishme. Jemi në një seri pozitive me 7 ndeshje pa humbje dhe është shumë e rëndësishme për vetëbesimin e ekipit, sidomos duke marrë parasysh moshën e lojtarëve.

Në pjesën e punës merremi me të gjitha fazat, por në 6 ndeshje kemi pësuar vetëm 3 gola. Ato tre gola i kemi pësuar siç e dini me Dinamon dhe me Laçin. Do ishte mbase shumë jokorrekte nga ana jonë të themi që kemi punuar dhe ndaj nuk pësojmë gol, por ne mundohemi të jemi kompakt në të gjithë fazat e lojës.

Në krahasim me Egnatian normalisht janë dy kundërshtarë të ndryshëm, ndeshje të ndryshme e qasje të ndryshme. Por sapo thamë që vetëm në pjesën e parë përgatitëm nëpërmjet lojës 3-4 situata për gol dhe vetëm në realizim ndoshta nuk kemi qenë në nivelin e duhur”, tha Veselinoviç për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"