Nuk ka buxhet për Amorim, do të punojë me skuadrën që ka te Junajtid
Ruben Amorim ka hasur pengesën e tij të parë si trajner i Mançester Junajtidit, pasi “The Telegraph” pretendon se atij do t’i jepet një buxhet i reduktuar në merkaton e janarit. Trajneri portugez ka qenë në Mançester këtë javë teksa po ambientohet me punën e tij të re, pasi ka marrë rolin e trajnerit nga Erik ten Hag, i cili u shkarkua.
Ai është fotografuar duke takuar disa nga lojtarët e tij në “Carrington” dhe duke vizituar qytetin, ndërsa shumica e lojtarëve të tij kanë qenë larg, duke luajtur për kombëtaret e tyre.
Ndërsa zërat që qarkullojnë thonë se 39-vjeçari është i etur për të sjellë disa nga ish-yjet e tij të Sportingut në “Old Trafford, tani mund të mos jetë kështu. Gjatë verës, holandezi solli lojtarë si Leni Joro, Matajs de Ligt, Joshua Zirkze dhe Manuel Ugarte, ndërsa shpenzimet në total i kaluan 200 milionë paundët.
Por gazeta pretendon se shefat e Junajtidit shpresojnë se Amorim mund të nxjerrë më të mirën nga skuadra, pasi klubi synon t’i japë fund ciklit të korrigjimit të problemeve të skuadrës përmes investimit të fuqishëm në merkato.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"