Nuk ka duel mes vëllezërish, pas Kilian Mbape e pëson dhe 17-vjeçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 20:50

Nuk ka duel mes vëllezërish, pas Kilian Mbape e pëson dhe 17-vjeçari

Lil pret Realin më 2 tetor në kuadër të Ligës së Kampioneve. Ançeloti i befasoi të gjithë me grumbullimin e Kilian Mbape, ndërsa pritej një duel i mundshëm me vëllain e tij Etan.

Etan dhe Kilian Mbape

Diçka e tillë nuk do të ndodhë. Kjo për shkak se Etan Mbape vuan nga një dëmtim që do e mbajë jashtë fushës së blertë për rreth 2-3 muaj.

17-vjeçari pritet të kryejë ndërhyrje pikërisht nesër. Më pas do të bëhet e ditur sa do e vuajë klubi francez mungesën e tij. Vlen për t’u theksuar se as Kilian Mbape nuk është e sigurt, nëse do të marrë minuta pasi vjen nga një dëmtim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"