Nuk ka kohë për të humbur, Real Madridi mendon për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2024 | 11:25

Nuk ka kohë për të humbur, Real Madridi mendon për Milanin

Me shqetësimin dhe mendjen ende të përqendruar te tragjedia që po rrënon Valencian këto ditë dhe për shkak të të cilës nuk kanë mundur ta zhvillojnë ndeshjen e tyre në “Mestalla”, Reali i Madridit ka përfunduar një tjetër seancë stërvitore në Valdebebas.reali“Los Blancos” e kanë bërë këtë me mungesën e Rodrigos dhe Kurtuasë që punuan të veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Jashtë vazhdojnë dhe Karvahal e Alaba.

Për pjesën tjetër, skuadra ka bërë punë taktike dhe fizike në prag të duelit të së martës së ardhshme kundër Milanit dhe madhe për këtë Reali është stërvitur me topat e Champions League.

Nga ana e tyre, Bellingam dhe Mbape, të cilët kanë punuar jashtë fushës në seancën e fundit stërvitore, i janë bashkuar grupit që do të stërvitet sërish edhe sot për të qëndruar pushim të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"