Nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-21, mbrojtësi i Partizanit vendoset në dispozicionin e Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2024 | 21:57

Nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-21, mbrojtësi i Partizanit vendoset në dispozicionin e Silvinjos

Marçelino Preka është një tjetër lojtar nga futbolli vendas, që po i shërben Silvinjos për seancat stërvitore të Kombëtares.

preka

Kujtojmë se dje ishin të pranishëm lojtarë të tjerë nga Vora, Apolonia, Dinamo, Tirana dhe Teuta për seancën stërvitore në “Air Albania”.

Aktualisht mungon ftesa zyrtare për grumbullim në ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Mbrojtësi i Partizanit ndërkohë nuk është i ftuar as nga Kombëtarja U-21 për miqësoret ndaj Moldavisë, më 15 dhe 18 nëntor.

Preka prej tetë javësh ka fituar vendin e titullarit fiks te Partizani. Mbrojtësi 21-vjeçar është pjesë e klubit të kuq prej sezonit 2022/23, kur u ble dhe kartoni i tij nga Bylisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"