Nuk ka medalje të bronztë për Abakarov, mundësi indian mposhtet në gjysmëfinale dhe na le… thatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2024 | 18:39

Nuk ka medalje të bronztë për Abakarov, mundësi indian mposhtet në gjysmëfinale dhe na le… thatë

Edhe pse u mposht në çerekfinale nga rivali indian, mundësi që përfaqësoi shqipërinë në Lojërat Olimpike, Zelimkhan Abakarov shpresonte për një “ripeshkim” të mundshëm, nëse rivali Aman Sehravat (indiani) do të kualifikohej në finale.

1b441c97ac8a4419906721d5cbca98e6

Por ky skenar nuk ndodhi, pasi mundësi indian u mposht në gjysmëfinale 10-0 nga favoriti Rei Higuchi nga Japonia.

Shuhen kështu shpresat e Shqipërisë për një medalje të bronztë nga Abakarov dhe tashmë pritshmëritë janë te dy mundësit e mbetur në konkurrim.

PANORAMASPORT.AL

PARIS 2024/ Nuk ka triumf për Abakarov, bie në çerekfinale dhe shpresat e medaljes janë në dorë të një indiani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"