“Nuk ka vend as për eufori dhe nënvlerësim”, Arben Çoni: Oriku, ndeshje radhe për Luftëtarin
Luftëtari-Oriku do të jetë një sfidë përcaktuese për kryesimin e Grupit B. Në rast fitore, gjirokastritët shkëputen me pesë pikë nga Oriku.
Drejtori teknik i Luftëtarit, Arben Çoni, në lidhje me këtë takim u shpreh: “Jemi përgatitur për të dhënë më të mirën në fushë. Nuk ka vend as për eufori dhe nënvlerësim. E konsiderojmë ndeshje të radhës me të vetmin synim, marrjen e tri pikëve. Kjo do të na jepte më shumë siguri në realizimin e objektivit për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Ndeshja luhet në Gjirokastër dhe e kemi detyrim ndaj tifozërisë sonë, jo vetëm për ta fituar ndeshjen, por për t’i dhënë bukuri lojës. Ndaj Orikut grupi do të jetë i plotë dhe me kthimin e Ramadanit dhe Vucajt”.
GËZIM BEQIRI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"