“Nuk kemi bërë mirë, as unë dhe as lojtarët”, Silvinjo pas disfatës: Pjesa e dytë nuk është e vërtetë, ja pse luajti Asani
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka pranuar se ekipi ka gabuar shumë në ndeshjen e sotme ndaj Ukrainës, duke pësuar dy gola të shpejtë.
“Pse humbëm? Se kemi bërë keq 15 minuta. Pësuam në minutën e katërt dhe të nëntë. Paguam një çmim të lartë, ky është një nivel shumë i lartë.
Ne një vit më parë kemi marrë vendin e parë në kualifikueset e Europianit, kemi bërë të gjithë mirë. Sot kemi marrë vendin e katërt për diferencë golavarazhi. Është grup i ekuilibruar. Nuk kemi bërë mirë, as unë e as lojtarët. Ne jemi një. Nëse është mirë, është mirë, nëse jo, nuk është mirë për të gjithë.
A do nisja ndeshjen me një formacion tjetër? Është e pamundur, duhet të luanim një tjetër ndeshje.
Niveli ku duam të shkojmë dhe kemi bërë një Europian, duhen përmirësuar. Nuk pësohen dy gola kaq shpejt, këtë duhet ta përmirësojmë të gjithë. Ky është çmim i lartë, është shumë e vështirë të përmbysësh një ndeshje kështu. Në daljen e parë të topit. ne ndonjëherë gabojmë, duhet të përmirësohemi të gjithë, ata por edhe ne si staf. Kemi një dalje të rrezikshme të topit para. Duhet të përmirësohemi shumë.
Futbolli është në lëvizje. Ne e nisëm në Poloni me 4-3-3, pastaj me 4-2-3-1 me Bajramin në qendër. Në Europian e pamë që ishte e vështirë, bëmë një hap mbrapa, sot kemi lojtarë që mund të bëjnë sulmuesin e dytë, mund të bëhet gjithçka në futboll, të shohim. Por mbi të gjitha të ekuilibrojmë skuadrën. Pjesa e dytë nuk është e vërtetë, ata u kthyen shumë, kishin dy gola avantazh e ne morëm lojën, e për pak e barazuam. Por mund të ekuilibrohet më shumë skuadra.
Sa i përket Asanit, bëmë gjërat si duhen. I bëmë rezonancën, doktori e pa dhe kishte kontraktim. Ditën pas ndeshjes bëri stërvitje vetëm. Dje në mëngjes nisi me grupin dhe pasdite e më tha që e ndjej, dua të luaj dhe jam mirë. Ai nuk ka asnjë problem fizik e klinik, ndaj ka luajtur.
Daku ishte ndërrim taktik. Meqë e pamë që ishte e vështirë të bënim luftë me ata, provuam Uzunin në hapësirë dhe na shkoi mirë”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"