Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, fitorja e Kosovës ndaj Qipros është… historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 23:19

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, fitorja e Kosovës ndaj Qipros është… historike

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, për herë të parë në histori. “Dardanët” triumfuan 3-0 ndaj Qipros. 

kosova111-1-600x360

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që Kosova të fitonte 3 ndeshje radhazi, duke regjistruar kështu një statistikë mjaft pozitive.  

Golat për “Dardanët” në duelin e sotëm u shënuan nga Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti. Kosova me këtë fitore ka 9 pikë nga katër ndeshje, teksa mbetet në vendin e dytë, pas fitores së Rumanisë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"