“Nuk më pëlqeu Mitaj, presim shumë nga ai”, analiza e Bogdanit: Ja ku “çaloi” Shqipëria 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2024 | 0:19

“Nuk më pëlqeu Mitaj, presim shumë nga ai”, analiza e Bogdanit: Ja ku “çaloi” Shqipëria 

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, foli pas humbjes 2-0 që Shqipëria regjistroi ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve, Në analizën e tij “Bogu” ndër të tjera theksoi se ajo që çaloi më së shumë në këtë duel ishte faza e sulmit. I pyetur për lojtarin që zhgënjeu më shumë, ish-sulmuesi veçoi Mitajn.  

BOGDANI

“Shqipëria nuk më pëlqeu, nuk kishim ritmin që kemi pasur kohët e fundit. Nuk ushtruan presion, na mungoi edhe faza sulmuese, Asani, Daku, Bajrami, nuk ishin në ditën më të mirë. Çekët kanë skuadër fizikët, rreziku më i madh ishin goditje standarte. Lojtarë që e sulmojnë mirë portën. Në të dyja golat nuk kanë pasur presion. E sulmuan portën siç e thamë përpara takimit. 

Kur një ekip bën gola, nuk diskutohet që ka gabime. Edhe ne kishim raste. Pavarësisht se performanca nuk ishte aty ku duhet, po të kishte shënuar Asani, do të qe ndeshje tjetër. Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi të vështirë. Kur ekipi shqiptar luan përballë një skuadre të fortë, të gjithë lojtarët duhet të japin performancën e tyre më të mirë. 3 lojtarët e sulmit nuk zhvilluan perfomancë të mirë. 

Më pëlqeu loja e Hysajt, u tregua shumë i saktë, si në veprimet mbrojtëse dhe sulmuese. Nuk më pëlqeu Mitaj, presim më shumë nga ky lojtar”, u shpreh Bogdani për “TV KLAN”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"