“Nuk mund të marr frymë”, fjalimi i lamtumirës së Ibrës: Herën e parë më dhatë lumturi, të dytën… dashuri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 23:49

“Nuk mund të marr frymë”, fjalimi i lamtumirës së Ibrës: Herën e parë më dhatë lumturi, të dytën… dashuri

Zllatan Ibrahimoviç mbajti një fjalim lamtumire, pas duelit Milan-Verona, ku bëri me dije se do të hiqte dorë përfundimisht nga futbollit i luajtur. I përlotur përpara tifozëve kuqezinj, suedezi ka falenderuar të gjithë për aventurën e dytë të tij me fanellën kuqezi.

IBRAA FESTAAA

“Nuk mund të marr frymë, por s’ka gjë. Kaq shumë kujtime dhe kaq shumë emocione këtu. Herën e parë në stadium. Herën e parë që erdha në Milano më dhatë lumturi, herën e dytë më dhatë dashuri. 

Dua te falenderoj familjen time qe me qëndroi pranë dhe erdhi me mua në këtë aventurë. Dua të falenderoj familjen time të dytë, lojtarët dhe shokët e ekipit.  

Dua të falenderoj trajnerin, por edhe drejtuesit që më dhanë këtë mundësi.  

E fundit, me zemrën time, dua t’iu falenderoj ju tifozëve. Me pritet me krahët hapur dhe me bëtë te ndihem si në shtëpi. 

DO TE JEM MILANIST PERJETË!  

Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, jo ju tifozëve. Shumë shumë emocione, do te shihemi ne xhiro, nëse jeni me fat. 

FORZA MILAN DHE MIRUPAFSHIM”, ishin fjalët e Ibrës. 

PANORAMASPORT.AL 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"