“Nuk na lejoi i 23-ti në fushë të tregonim çfarë përgatitëm”, trajneri i Partizanit pas barazimit me Egnatian: Gjyqtarit do i përmendja emrin po të kishte cilësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 19:41

“Nuk na lejoi i 23-ti në fushë të tregonim çfarë përgatitëm”, trajneri i Partizanit pas barazimit me Egnatian: Gjyqtarit do i përmendja emrin po të kishte cilësi

Partizani barazoi 1 me 1 kundër Egnatias në stadiumin “Arena e Demave”. Pas ndeshjes foli trajneri i Partizanit, Veselinoviç, që u largua me karton të kuq gjatë sfidës.

bandicam 2024-12-05 19-40-10-237

“Para së gjitha dua të theksoj se këto ndeshje janë festë për futbollin shqiptar. Sot u përballën dy ekipe shumë të mira. I përgëzoj të dy ekipet për gjithçka që dhanë në fushë, përgëzoj gjithashtu lojtarët e mi që kishin momente të mira e më pak të mira. Përgëzoj edhe Egnatian për faktin se janë kampionë në fuqi dhe mënyrën se si luajnë. Por këtë kampionat është hera e tretë që ndodh që kemi 23 lojtarë në fushë. Kanë qenë 22 vetë në lartësinë e ndeshjes dhe i 23-ti nuk ka qenë në atë lartësi dhe mund të them me shumë bindje që nuk la të zbatonim asgjë që kishim përgatitur. Kjo është hera e tretë që ndodh në këtë sezon. Ndonjëherë e ndjej të nevojshme që të tentoj t’i mbroj ato, edhe pse nuk mundem t’i mbroj.

I 23-ti është gjyqtari? Dikujt që t’ia them emrin, duhet të ketë cilësi.

Sot kemi luajtur kundër një kundërshtar shumë cilëësor. Nuk është se dua të krijoj tension por kam 40 vite në futboll dhe kuptoj kur janë disa gjëra që ndodhin dhe çekuilibrojnë ekipin. Me plot përgjegjësi e them që nuk mund të implementonim idetë tona, se nuk na e mundësuan. Të gjitha komplimentet e mundshme për Egnatian. Patjetër që do analizojmë dhe të shohim çfarë mund të përmirësojmë në fazat e lojës ku nuk ishim në lartësinë e duhur. Nuk dua të jem tendencioz, por mund të numëroj mbi 10 situata që mund të zgjidhnin ndeshjen në favorin tonë.

Rasti i Rrapajt? Është një nga momentet që ne nuk e zgjidhëm siç duhet e mund të kishim reaguar më mirë. Por me përvojën që kam, i kuptoj që lojtarë janë qënie të gjalla dhe çdo ditë u them që futbolli është lojë gabimesh, e pasi i bëjmë ato, rëndësi ka që t’i harrojmë shpejt e t’i përmirësojmë”, tha Veselinoviç për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"