Nuk u realizua transferimi i madh, Tirana zyrtarizon huazimin e portierit
Portieri i Kosovës U-21, Mustafë Abdullahu, largohet nga Tirana dhe rikthehet në futbollin kosovar. Abdullahu do të vijojë karrierën te Malisheva, aty ku një ditë më parë firmosi edhe mesfushori që ka qenë pjesë e Tiranës, Vesel Limaj.
Klubi bardheblu zyrtarisht me një njoftim e ka transferuar Abdullahun në formë huazimi te Malisheva. “Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin me të drejtë blerje të portierit Mustafë Abdullahu tek ekipi i FC Malisheva. Pas interesimit të klubit për lojtarin bardheblu, Abdullahu do të jetë në shërbim të skuadrës së Malishevës për një sezon. I urojmë suksese në këtë rrugëtim”, mbyll KF Tirana.
Abdullahu ishte në provë në disa klube europiane gjatë verës, pro transferimi i madh i karrierës nuk u bë i mundur. Kështu, ai ka zgjedhur të shkojë te Malisheva për të luajtur rregullisht, pasi te Tirana vendin e titullarit e ka Selmani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"