Objektivi për Interin mbetet finalja e Champions, Marota: Rruga deri në fund është e gjatë
Bepe Marota ka besim se Interi do të bëjë një Champions për t’u mbajtur mend, pavarësisht se e konsideron të vështirë deri në fund këtë rrugëtim.
“Champions-i është një turne ku çdo ndeshje përcakton fatin e një skuadre apo një tjetre. Është shumë herët për të dalë në përfundime sepse finalja do të jetë pas shumë muajsh. Do të ndryshojnë shumë gjëra.
Interi është i lumtur për ecurinë që ka pasur deri tani dhe meritë kanë djemtë bashkë me Inzagin. Ata po përgjigjen siç duhet ndaj këshillave të tij. Kjo është shumë e rëndësishme. Fitore? Ne jemi rritur në këto vitet e fundit. Duam të kemi një rol protagonisti sepse është normale. Jemi Interi. Pastaj gjithçka varet nga kundërshtarët”, tha presidenti Marota.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"