Okafor: Gati në çdo moment për Milanin, uroj që ky moment të zgjasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 21:45

Okafor: Gati në çdo moment për Milanin, uroj që ky moment të zgjasë

Të martën erdhi fitorja e Milanit, e para në këtë Champions, në shtëpi ndaj Bryzhit.

2024.03.02-MVP-Lazio-Milan-Interna_Okafor

Kuqezinjtë, të cilët vuajtën jo pak në pjesën e parë dhe në çerekun e parë të pjesës së dytë kur pësuan barazimin, më në fund ia dolën dhe mundën 3-1 belgët, të cilët ishin në inferioritet numerik që nga minuta e 40-të e pjesës së parë. Pulisiç dhe Reijnders ishin vendimtarë, me holandezin që realizoi një dygolësh. Zëvendësimet e Fonseka ishin gjithashtu vendimtare. Lojtari i kuqezinjve Noah Okafor që dha asistin vendimtar, ka folur për televizionin e klubit.

Dukshëm jeni në rritje siç e dëshmoi edhe asisit pas pak sekondash…

Jam shumë i lumtur për tri pikët dhe për veten time gjithashtu, jam gjithmonë krenar kur mund të ndihmoj skuadrën. Sa herë që hyj dua të jem vendimtar dhe të jap më të mirën. I kisha thënë Reijndersit të ishte gati kur të merrja fundoren.

Pikët e para në Champions dhe në horizontin europian Reali. Do të jeni gati?

Po sigurisht, pas dy ndeshjeve të para kishim 0 pikë, por me Bryzhin bëmë gjithçka për të marrë tre. Tani duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, por tani do të fokusohemi te gabimet për t’u përmirësuar më tej në kuadër të ndeshjes me Bolonjën.

Ndoshta të shtunën do të keni shansin për të qenë sërish vendimtar…

Për mua është shumë e rëndësishme të jem në formë dhe në gjendje të mirë për t’u stërvitur sa më fort. Dhe pastaj sa herë që hyj në fushë përpiqem të bëj më të mirën dhe të vendos gjithçka në drejtimin e duhur.

Ajo ndaj Bryzhit ishte një ndeshje e vështirë, ku u pa një përmbysje e madhe me sforco nga i gjithë ekipi?

Jemi të kënaqur me tri pikët. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por jemi në rrugën e duhur. Duhet të punojmë shumë, të përmirësohemi shumë dhe të jemi gati për ditët në vijim sepse kemi akoma shumë sfida ku Milani do të ketë detyrim fitoren.

U pa që ndaj Bryzhit hytë me kaq shumë energji…

Jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj ekipin kur trajneri ka nevojë, jam shumë i lumtur për asistimin për Reijnders, por jam veçanërisht i lumtur për fitoren tonë të parë në Champions-in e sivjetshëm.

Mëkat që Kamarda nuk festoi dot siç dëshironte apo jo?

Është djalë shumë i mirë, i thashë të mos shqetësohej. Ai është shumë i ri, duhet të qëndrojë i fokusuar dhe të punojë shumë. Golat do të vinë herët a vonë.

Tashmë trajneri do ta ketë të vështirë t’ju mbajë në stol për ndeshjen e radhës…

Siç thashë, jam gjithmonë gati nëse trajneri ka nevojë për mua. Është ai që vendos formacionin fillestar. Unë jap gjithçka në stërvitje dhe jam gjithmonë gati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"