Olize si faktor “X” dhe rrotacioni, si shpërtheu Bajerni në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 19:46

Olize si faktor “X” dhe rrotacioni, si shpërtheu Bajerni në Champions

Bajern Mynih arriti një fitore të jashtëzakonshme kundër Dinamo Zagreb. Edhe pse nuk është kundërshtari i duhur për të matur “muskujt”, askush më parë në këtë fazë nuk ka shënuar 9 gola në një ndeshje të vetme.gdfjhOLIZE, FAKTORI X I BAJERNIT – E gjithë ofensiva e rekordmenëve të Gjermanisë funksionoi mirë kundër Zagrebit. Dhe fakti që Herri Kejne është një makineri goli nuk është asgjë e re për një kohë të gjatë, por performanca e Mishel Olize ishte veçanërisht e vlefshme. I sapoardhuri i verës mund të bëhet një faktor “X” për Bajernin. Aftësitë e 22- vjeçarit mund të vendos i vetëm takimet. Kundër Dinamo Zagrebit, Olize tregoi entuziazëm, aftësi teknike, por edhe sjellje mbrojtëse. Sulmuesi i ri francez, i cili erdhi nga Kristal Palas në Premier Ligë për rreth 55 milionë euro në fillim të ndeshjes ndaj Dinamos, pati disa veprimet dukeshin si “art të pakuptimtë”, por më pas Mishel hyri me shpejtësi në lojë dhe mundi të shënonte dopietë.

Nuk duhet harruar për Olize ishte debutimi i tij në Champions. Ai është francezi i parë që nga Tierri Henri në 1997 që shënon dy herë në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve. Transalpini nuk del kollaj nga “guaca”, ai është një djalë shumë i qetë, gjë që u tregua nga aftësitë e tij jashtëzakonisht të heshtura në performancë. Por kushdo që e sheh atë duke ndërvepruar me kolegët e tij në fushë, nuk mund të ketë dyshim se Olize tashmë është plotësisht i integruar në ekip, ndryshe nga sa ka ndodhur me Brian Zaragoza.

KOMPANI GJEN EKUILIBRAT E DUHUR – Drejtuesit e klubit më të titullar në Gjermani në fakt donin të shisnin disa lojtarë gjatë verës, por asgjë nuk doli nga kjo. Tani skuadra e trajnerit Vinsent Kompani është ndoshta pak më e madhe dhe padyshim ka një përbërje të ndryshme të personelit nga sa ishte planifikuar fillimisht. Belgu e ka trajtuar deri tani me shumë mjeshtëri këtë situatë dhe e ka moderuar mirë situatën. Personaliteti i Leon Goreckas e tregon këtë në mënyrë të habitshme. Mesfushori nuk duhej të ishte më aty, Kompani e ka lënë tashmë dy herë jashtë skuadrës Leonin, por ndaj Zagrebit ai mori disa minuta dhe madje shënoi një gol. Në përgjithësi, Vinsent po gjen ekuilibrin e duhur. Modaliteti i ri i Champions-it do të thotë se ngarkesa është edhe më e lartë se sezonin e kaluar. Trajneri i Bajernit reagon ndaj kësaj me një rotacion të zgjuar dhe mban shumë yje të lumtur në të njëjtën kohë.

PROBLEMET NË MBROJTJE DHE RIVALI Me fitore 9-2, është një paralajmërim për rivalë, por fakti që pësuam dy gola duhet të jetë një sinjal që shqetëson. Dinamo e Zagrebit nuk është aspak afër nivelit për të kërcënuar seriozisht Bajernin. Megjithatë, skuadrat më të forta mund t’i ndëshkojnë më shumë bavarezët dhe mund ti përmbysin ndeshjen. Bavarezët doli të përgjumur në pjesën e dytë dhe qendërmbrojtësit Minjae Kim e Daiot Upamekano dukeshin të çorientuar kur kroatët shënuan dy herë brenda një minute, jo për herë të parë këtë sezon.

 SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"