Operacioni “fshesa”, Bajerni largon “senatorët” që plotësuan ciklin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2024 | 21:12

Operacioni “fshesa”, Bajerni largon “senatorët” që plotësuan ciklin

Klubi gjerman Bajern Mynih po punon për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në pozicionin e krahut, siç përmendi gazetari Florian Pletenberg. Ideja e klubit bavarez është që kjo të plotësojë vijën kryesore sulmuese.

asdaddadaadda

Me Mishel Olize, Herri Kejn dhe Xhamal Musiala. Rekordmenët nga Mynihu dëshiron të heqë qafe “gardën e vjetër” të përbërë nga Tomas Myler, Serzh Gnabri, Kingsli Koman dhe Leroi Sane. Për shkak të dëmtimeve të shumta të kësaj kuarteti dhe rënies së nivelit, aftësia e tyre për të bërë diferencën është bërë dukshëm më e vogël. Bajerni mund të mos e “heqë qafe” katërshen njëherësh, por dëshiron ta bëjë këtë në kohën më të shkurtër të mundshme, ndoshta brenda dy periudhave të transfertave.

TOMAS MYLER – Padiskutim Myler është idhulli i tifozëve në Bajern për gjithçka ka arritur. Por në drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani ai është kthyer në një rezervë “shterpë”. Nuk e ka më freskinë për të rrezikuar rivalin apo të zgjidh ndeshje si pykë. Mëse e kuptueshme se koha e tij te klubi më i titullar në Gjermani ka mbaruar, aty ku mosha dhe aftësitë e kanë “tradhtuar” para kohe. Ende nuk ka një destinacion të sigurtë, ku aludohet mbyllja e karrierës ose transferimi në MLS.

SERZH GNABRI – Dëmtimet dhe mungesa e qëndrueshmërisë janë komponentët negativë në rendimentin e Gnabrit. Gjermania në sezonin debutues të Tuhel luajti rol thelbësor në triumfin e kampionatit, por prej asaj periudhe ai ka harruar të jetë “vrasës” në zonën e rreptësisë. Në epokën “Kompani”, Serzh ka marrë profil “inferiori”. Shumë pak minuta dhe besim nga trajneri belg, tregues se Gnabri i ka “larë duart” me bavarezët dhe largimi është çështje kohe. Nëse i referohemi statistikave, ato nuk gënjejnë, 17 prezenca në edicionin aktualë, 2 gola dhe 4 asist, shumë pak krahas pritshmërive. Mançester Junajtid e ka vënë në “radar” disa herë lojtarin e Bajernit gjatë dritares së merkatove.

KINGSLI KOMAN – Viti më i artë i Koman, koçidon me finalen e vitit 2020 në Ligën e Kampionëve. Ai u bë “hero” në duelin ndaj PSG-së, duke vulosur fatet. Megjithatë kemi të bëjmë më kujtime të së shkuarës. Kingsli nuk e ka të rregull rolin e titullarit, ndërsa lëndimet e rëndomta janë një “aset” negativ në “CV” e francezit në muajt e fundit. Katër gola dhe 2 asiste në 19 ndeshje nuk e justifikojnë pagën e majmë që përfiton anësori 28-vjeçar. Hansi Flik gjatë verës së kaluar e vuri në “shënjestër” Koman.

LEROI SANE – Erdhi me bujë të madhe në Mynih, ama jo në lartësinë e duhur për të lënë gjurmë. Vinsent Kompani i ka besuar në këtë sezon plotë 915 minuta në të gjitha kompeticionet, ndonëse Leroi nuk ka grumbulluar më shumë se 5 gola dhe 1 asist. Tej mase mbrapa statistikave të Mishel Olize dhe Xhamal Musiala, pavarësisht se kanë detyra të ngjashme. Në pistën “Sane” ka një numër të lartë klubesh të interesuar, çka nënkupton edhe sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme në arkat e rekordmenëve të Gjermanisë. Liverpul, Barcelona dhe Mançester Junajtid janë duke e ndjekur me kujdes situatën e sulmuesit të djathtë.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"