Opinion nga Eduard Dervishaj/ Barazimi i Tiranës me Ajaksin, kur gjithçka niste nga “Qemal Stafa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 10:42

Opinion nga Eduard Dervishaj/ Barazimi i Tiranës me Ajaksin, kur gjithçka niste nga “Qemal Stafa”

Plot 54 vjet më parë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” u shkrua faqja e parë e “trilogjisë” së famshme të Kupave të Europës. Nëse do të bisedosh me një holandez mbi arritjet e vendit të tij, menjëherë do të flasë me krenari për “Clockwork Orange” dhe pa dyshim, për AFC Ajaksi.5Në Holandë, Ajaksi konsiderohet pasuri kombëtare. Në fakt, për kontributin e tij në evolucionin e lojës duhet të konsiderohet pasuri e trashëgimisë së botës së futbollit. Rrugëtimi i tyre drejt suksesit do të fillonte në pasditen e 16 shtatorit 1970, në fushën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ku do të luanin ndeshjen e parë për Kupën e Klubeve Kampione të Europës, sezoni 1970-1971. 15.000 tifozët e pranishëm patën fatin të shikojnë AFC Ajaks; “makina” më moderne e futbollit të kohës; një ekip që kishte lindur për të dominuar futbollin e kontinentit.

Në atë mbasdite shtatori në Tiranë ata filluan konfirmimin e superioritetit të futbollit të tyre, që do të kurorëzohej dhe me fitoret e njëpasnjëshme të tri titujve në sezonet: 1970- 1971, 1971-1972 dhe 1972- 1973. Luanin futboll magjepsës, një mënyrë krejtësisht e re dhe e panjohur më parë ku dallohej Hendrik Johannes Cruijff (Johan Cruyff). Futbolli i tyre u pagëzua me emrin “futboll total”. Krijuesi dhe ideologu i asaj filozofie loje ishte trajneri i tyre, një tjetër holandez i shquar, Rinus Mishels, që atë ditë do të drejtonte ekipin e tij në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Përballë do të kishin një nga ekipet më të shkëlqyer të historisë së futbollit shqiptar, i drejtuar po ashtu nga një trajneri i shquar: Myslym (Lym) Alla. 17 Nëntori: Mihallaq Konomi (Shpëtim Habibi 61′), Gani Xhafa, Gëzim Kasmi, Fatmir Frashëri, Perikli Dhales, Iljaz Çeço, Niko Xhaçka (Josif Kazanxhi 58′), Ali Me ma , Me din Zh eg a, Skënder Hyka, Arben Çela. AFC Ajaks: Heinz Stuy, Barry Hulshoff, Velibor Vasoviç, Vim Surbier, Gerrie Mühren, Ruud Krol, Sjaak Suart, Nico Rijnders, Johan Neeskens, Dick van Dijk, Piet Keizer. Gjyqtar: Paul Schiller (Austri) Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

Për Ajaksin shënoi Vim Surbier në minutën e 19- të dhe të 58-të, ndërsa për 17 Nëntorin Kazanaxhi dhe Zhega në minutat 59 dhe 85. Atë pasdite në stolin e Ajaksit, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, u ulën dy nga personalitetet më të shquara të futbollit botëror: Johan Cruyff dhe Rinus Michels.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"