Qysh nga fitorja e Romës së Murinjos në Tiranë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2024 | 9:20

Qysh nga fitorja e Romës së Murinjos në Tiranë…

Qysh kur Roma e Murinjos fitoi Conference League në Tiranë, fjalët “Albania” dhe “Tirana” kanë patur një rritje eksponenciale të paimagjinueshme të përmendjes në Internet.MixCollage-13-Aug-2024-09-07-AM-3998Kështu rezulton nga një kërkim i thelluar që bëri specialisti im IT i sondazheve. Popullariteti i rritur në Internet i Shqipërisë dhe Tiranës është shoqëruar edhe me një rritje befasuese të hyrjeve me pasaporta të huaja në dy vjetët e fundit – nga 7.5 milionë më 2022, u regjistruan 10.1 milionë më 2023, dhe pritet të shkojë 14 milionë sivjet. Pothuaj një dyfishim brenda dy vjetësh! Ky dyfishim i hyrjeve me pasaporta të huaja brenda dy vjetësh ka sjellë edhe probleme.

Në media raportohen raste rritjesh qesharake çmimesh, sidomos në bregun jugor. Madje edhe vetë kryeministri i vendit i ka qortuar publikisht pronarët jugorë të hoteleve e restoranteve për rritjet e çmimeve kundër logjikës afatgjatë ekonomike. Por vazhdimësia e një dallge të tillë turizmi nuk mund të lihet në dorë të kritikave sporadike në media, apo shpotive të kryeministrit ndaj disa operatorëve turistikë mendjeshkurtër. Qeveria duhet të pajtojë një kompani të njohur ndërkombëtare për një studim rigoroz rreth situatës aktuale të turizmit në Shqipëri dhe perspektivës së tij deri më 2030.

Një studim i tillë mund ta ndihmojë qeverinë për strategjinë komplekse të rritjes galopante të turizmit, si edhe të ndihmojë operatorët privatë turistikë që të kenë një rritje të qëndrueshme të biznesit të tyre nga viti në vit. Vjet, rreth 10% e Produktit të Brendshëm Bruto u krijua në sektorin e turizmit. Potenciali është 30% deri më 2030. Por duhet një strategji e mirëmenduar për ta arritur këtë potencial!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"