Shtegtarët e kryeqytetit, tifozët që askush nuk i përkrah më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 12:30

Shtegtarët e kryeqytetit, tifozët që askush nuk i përkrah më

Nga Jeton Selimi

View of the tribunes of Air Albania Stadium. (Source: Author) | Download Scientific Diagram

Pak vite më parë ankesat e tifozëve do të ishin bërë lajm i ditës në mediat sportive në vend. Do të analizohej shqetësimi, do të kritikohej shkaktari dhe do të përkraheshin tifozët. Do të bëhej çmos që zëri i tyre të dëgjohej. Sepse tifozët, ata që sakrifikojnë, që paguajnë një biletë që u kushton sa dita e punës, ata që blejnë gazetat, ata që klikojnë lajmet, ata që kanë të drejtë! Sot kohët kanë ndryshuar. Askush nuk është më në krah të tifozëve, ose maksimumi bëjnë sikur janë.

“Lajnë gojën” me ndonjë shkrim, thënie apo status dhe kaq. Në emisionet sportive tema e shqetësimit të tifozëve është më e shkurtër se minifundi më ekstravagant në studio, sepse më shumë sesa te problemi real, interesi fokusohet te “shalët” e atyre që me futbollin nuk kanë pikë lidhjeje. Që klubet e kryeqytetit të detyrohen të shtegtojnë, sepse bahçevani i federatës ka vendosur të fusë me kuç e me maç në tapetin e stadiumit, kjo nuk gjen jehonë askund. Një fjalë, një shashkë. Mjafton kaq. Por klubet kanë faj edhe vetë, kjo nuk diskutohet. Partizani ende nuk ka mbyllur kompleksin, por edhe nëse e mbyll, mungon rruga e standardit për të çuar tifozëritë aty dhe në këto gjëra UEFA nuk toleron. Por pavarësisht kësaj, strukturat e tjera duhej të ishin gati, por nuk janë. Qeverisë po i ikën populli nga vendi dhe nuk i bën përshtypje, ndërsa ka një sistem shëndetësie të kalbur dhe bën gjoja të indinjuarën, tifozët presin që të prishen dy godina të qelbura, të amortizuara të pashfrytëzuara prej dekadash, dhe që bllokojnë një pjesë të projektit! Pika që nuk na bie… Tirana e mori stadiumin në bash të vendit, por e ka lënë në mëshirë të fatit.

Parkim makinash thonë se është bërë. Janë vendosur ekrane, shikohen ndeshjet e Euro 2024, shiten qofte e birra, por stadium nuk është më aspak. A thua se ajo festë për shtëpinë e re bardheblu ishte e shekullit të shkuar… Thonë se pritet të bëhet investim i madh, parkim nëntokë e mbitokë, kulla dhe ambiente plot për t’u dhënë me qera, por ata që duan investimin nuk duan atë që sot ka Tiranën dhe milionat e borxhet. Probleme të mëdha për futbollin e kryeqytetit që ngjajnë si përralla të një nate vere! Dy paragrafët e mësipërm, si për të thënë se faji duhet parë edhe tek vetja, jo vetëm te FSHF-ja, që në faj është e zhytur deri në fyt e nuk i bën përshtypje. Po flasim për një institucion që kurrë nuk i ka vënë pikat mbi “i” dhe që është tërhequr zvarrë gjithmonë. Si me kontratën e Silvinjos, si me hetimet e çelura e të pambyllura apo si me qiratë e stadiumeve, ku përparësi kanë festivalet, të cilat e kanë bërë fushën e ish-“Qemal Stafës” si gungat në kokën e Kridensit pas ndeshjes me Bylisin në Rrogozhinë. Por nuk ka problem.

FSHF është kampione nëtërheqjen zvarrë të gjësë deri nëharresën e saj. Njëjtë si politika, që sportin e ka veç për të bërëstatuse e dalë foto kur fiton Kombëtarja. Kështu do ndodhë dhe me tifozërinë e kryeqytetit që degdiset të shtegtojë rregullisht nëçdo stadium në verë a dimër, vapë a borë. Fundja kujt i bëhet vonë. Topi rrotullohet, sezoni mbyllet dhe tek ish-kompleksi i Dinamos, ku është ndërtuar “Shtëpia e Futbollit” të ri shqiptar, vetëm kjo vlen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"