Opinion nga Neptun Bajko/ Goli hoqi një rëndesë të madhe, tre lojtarë ishin garancia e Shqipërisë drejt fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 8:20

Opinion nga Neptun Bajko/ Goli hoqi një rëndesë të madhe, tre lojtarë ishin garancia e Shqipërisë drejt fitores

Ishte një fitore shumë e rëndësishme në dy aspekte kjo kundër Gjeorgjisë. Së pari u fitua në fushë kundërshtare dhe së dyti erdhi pas një loje shumë të dobët të shoqëruar me humbje kundër Çekisë.MixCollage-15-Oct-2024-08-18-AM-7840Padiskutim që pritej një reagim nga ana e skuadrës, por gjithmonë në kuadrin e një kujdesi të madh në aspektin mbrojtës, duke luajtur me mendimin që të kapej kundërshtari në kundërsulmin tonë. Në pjesën e parë më duhet të them që Kombëtarja nuk luajti mirë dhe në shumicën e kohës të gjithë lojtarët ktheheshin në gjysmëfushën tonë, por përsëri me gabimin e vendosjes në 20-25 metra para portës. Një cilësi tjetër ishte që edhe pse në këto situata, pati durim dhe qartësi të qëndrueshmërisë në aspektin mbrojtës, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe një qetësi për të mos bërë gabime. Pavarësisht nga rendimenti i ekipit, lojës dhe veprimeve në aspektin e ritmit dhe dukurisë në pjesën e parë, një faktor i rëndësishëm ishte që nuk pësuam gol. Ndërsa pjesa e dytë ishte më pozitive dhe kjo u lehtësua së tepërmi nga shënimi i golit. Megjithatë, vlerë kishte që mbrojtja u tregua shumë e kujdesshme. Strakosha, Ajeti dhe Ismajli jetonin përherë me lojën. Të tre ishin një siguri që na çoi në këtë fitore të rëndësishme, të ndihmuar sigurisht nga Balliu dhe Mitaj. Mendoj se kryesore ishte mbulimi i hapësirave dhe moslejimi i lojës vertikale, që uli në maksimum rrezikshmërinë e gjeorgjianëve, duke i bërë të pavlerë edhe veprimet individuale të lojtarëve të tyre.

* Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë, pa lejen e kompanisë, do të ndiqet në rrugë ligjore.

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"