Opinion nga Neptun Bajko/ Në pjesën e parë nuk ekzistonim, kemi mentalitet humbës!
Kush lufton sot në futboll edhe mund të humbasë ndeshjen, por ai që nuk lufton, është i humbur që në nisje të saj! Kjo thënie është tipike për atë që na ndodhi mbrëmë kundër Ukrainës, pasi ishte një ndeshje që Shqipëria e humbi që në start.
Kjo tregon mentalitetin e ekipit tonë dhe sidomos të trajnerit, i cili është i pushtuar nga frika e humbjes. Në analizën që bëra pas barazimit me Çekinë, jo më kot theksova se kundër Ukrainës do ta kemi më të vështirë.
Kam thënë se përballë do të kishim një skuadër teknikisht të mirë dhe me individë të spikatur, që bëjnë një lojë krejt ndryshe nga Çekia. Ukraina është një ekip që ndryshon ritmin e lojës me anë të qarkullimit të topit dhe daljes së befasishme në manovrën sulmuese me 7-8 lojtarë. Prandaj e parashikova si një ndeshje më të vështirë se ndaj çekëve dhe ashtu ndodhi.
* Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore
OPINIONIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"