Orsato: E refuzova Rusinë, s’e di pse nuk e arbitrova më Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 16:40

Orsato: E refuzova Rusinë, s’e di pse nuk e arbitrova më Interin

Dukej se e ardhmja e Daniele Orsatos mund të ishte në Rusi, por tashmë ish-arbitri italian, i freskët nga lamtumira ka shpjeguar.DXFGHDFH“M’u kërkua që të isha bashkëpunëtor me Federatën Ruse të Futbollit si ekspert, por duke konsideruar situatën politiko-sociale aktuale dhe principet e mia, vendosa që të mos e pranoja”, ka thënë 48-vjeçari. Por, si do të jetë e ardhmja e tij? “Sigurisht që do të kërkoj të tjera sfida dhe të përqendroj energjitë e mia në një projekt teknik dhe bashkëpunues me AIA-n në Itali. Nuk do të kandidoj për presidencën sepse unë jam teknik, mund të jap një dorë në projektet politike, por vetëm kaq”, vazhdoi më tej ai.

Duke folur për “La Repubblica”-n, isharbitri italian ka folur edhe për rolin e VAR-it.

“Është diçka që nuk mund të kundërshtohet. Duhet për të ulur gabimet, por duhet që arbitrat e gjeneratës së re të jenë me personalitet për të marrë vendimet sepse ndonjëherë edhe duke parë pamjet nuk mjaftohesh. Vendimi i fushës është ai që vlen. Do të më pëlqente shumë një botë ku të gjithë të mirëkuptonin gabimin e arbitrit, por tani me teknologjinë nuk ndodh kjo. Askush nuk do të pranonte që me VAR të humbte një finale Botërori për pak milimetra”, tha Orsato.

Ai ka shpjeguar ndeshjen e jetës, finalen e Champions-it mes Bajernit dhe PSG-së, por edhe në KievoBolonja ku u fut në fushë me fëmijët. Interi? “Unë kam arbitruar shumë herë shumë skuadra, ndoshta disa më shpesh dhe të tjerat më pak. Nuk i vendosja unë ekipet dhe ndeshjet, por disenjatorët e arbitrave”, përfundoi Orsato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"