Pa humbje prej dy muajsh, defektet që fshehin barazimet e “Demave”
“Është e rëndësishme që nuk kemi pësuar asnjë humbje prej dy muajsh”, u shpreh trajneri Aleksandar Veselinoviç pas barazimit kundër Teutës në sfidën e fundit të luajtur në “Air Albania”. Që kur ka mbërritur në klubin e kuq, trajneri serb ka korrur katër fitore dhe plot gjashtë barazime, që gjithsesi duhet thënë se i kanë mjaftuar për të qenë në garë për vendin e parë.
Por fakti që Partizani nuk humbet, duket se kamuflon edhe disa probleme që të kuqtë shfaqin përgjatë ndeshjeve. Një nga më të mëdhatë është mungesa e një mentaliteti fitues.
Partizani mund të shënojë një gol që në minutën e parë, por e ka të vështira ta mbrojë rezultatin. Një tjetër pikë e dobët mund të konsiderohen luhatjet që skuadra ka gjatë 90 minutave.
Partizani përgjatë një ndeshjeje të tërë ka aftësinë të bëjë vetëm afro 20-30 minuta me një ritëm asfiksues. Përgjatë kësaj periudhë ata mund të krijojnë tre apo katër raste të pastra dhe pas kësaj shfaqet edhe problemi tjetër, që janë rastet e shpërdoruara dhe mungesa e përgjegjësisë kur shfaqen para portës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"