Pak buzëqeshje për Barcelonën, dëmtimi i Ter Shtegen sjell lajm… të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 17:36

Pak buzëqeshje për Barcelonën, dëmtimi i Ter Shtegen sjell lajm… të mirë

Dëmtimi i Ter Shtegen ishte një tronditje për Barcelonën. Gardiani gjerman konsiderohej alternativë e padiskutueshme në portë, teksa tashmë po mendohet për një zëvendësues. Një lajm i mirë megjithatë është shfaqur së fundmi për katalanasit.

Dani-Olmo-2-780x439

E vetmja anë pozitive e këtij e dëmitimi është se Barcelona do mund të regjistrojë Dani Olmon deri në fundin e këtij sezoni. Katalanasit ia dolën me vështirësi të sigurojnë regjistrimin për vitin 2024, për shkak të dëmtimit të Kristensen.

Tashmë është dëmtimi i Ter Shtegen, që i lejon klubit blaugranas diçka të tillë. Kujtojmë se probleme të kësaj forme kanë qenë vazhdimisht të pranishme te Barça, për shkak dhe të hapësirës së pagave që lejohet në LaLiga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"