Palmer jashtë listës së Ligës së Konferencës, Çelsi kursen yjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 17:15

Palmer jashtë listës së Ligës së Konferencës, Çelsi kursen yjet

Kol Palmer është lënë jashtë skuadrës së Çelsit në Ligën e Konferencës këtë sezon. Ylli 22- vjeçar, nuk është përfshirë në listën e 27 lojtarëve të Enco Mareskës për turneun.

palmer

Sulmuesi nuk është i vetmi emër i madh në skuadrën e fryrë të Bluve ka gjasa të humbasë futbollin evropian këtë sezon. Edhe Romeo Lavia dhe Uesli Fofana gjithashtu janë privuar nga mundësia për të luajtur në garën e tretë më të rëndësishme për klube të UEFA-s.

Treshja duket se janë lojtarë të rëndësishëm për Mareskën dhe kjo është arsyeja përse ata janë lënë jashtë, me trajnerin që dëshiron që t’i ruajë për kampionatin. Palmer konsiderohet si lojtari kryesor i Bluve pas sezonit të tij mahnitës të debutimit. Çelsi shpreson që të rivalizojë në të gjitha frontet këtë sezon në Evropë.

sadasdssadssad

Ndërkohë që ata do ta kenë mendjen edhe në Botërorin e ri të Klubeve që zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, nga 15 qershori deri më 13 korrik. Megjithatë, mund të ketë ende një shans për Lavia, Palmer dhe Fofana të luajnë në Ligën e Konferencës këtë sezon. Kjo për shkak se Çelsi mund të shtojë tre lojtarë të tjerë në skuadrën e tyre pas fazës fillestare të ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"