Pamjet humoristike në ndeshjen e Lushnjes, Jupi: Kjo nuk është Dinamo! E shihni çfarë po ndodh në Angli?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 23:41

Pamjet humoristike në ndeshjen e Lushnjes, Jupi: Kjo nuk është Dinamo! E shihni çfarë po ndodh në Angli?

Redi Jupi, ish-futbollisti i njohur i Dinamos, ka komentuar humbjen e bluve në ndeshjen e Lushnjës ku në fund skuadra kryeqytetase pësoi një gol qesharak që i dha suksesin vendasve.

bandicam 2023-04-24 23-29-37-506

“Kam pasur fatin që të luajë për ekipin që kam qenë tifoz. Jam tifoz i Dinamos, kam qenë lojtar, kapiten, kam fituar trofe me këtë skuadër. Misioni i denatyralizimit apo prishjes së klubit të Dinamos ka filluar që në vitet ‘90 ku fillimisht iu ndryshua emri, iu bë emri Olimpik që nuk iu bë asnjë Dinamo tjetër të ekipeve ish-komuniste. Ata kanë të njëjtin emër dhe vazhdon historia, Dinamos iu mor shtëpia, iu zbardh fanella, iu mor stema, iu ndërrua, iu kthye në vend. Në këtë ndeshje i është dhënë një goditje shumë e madhe. Unë jam tifoz, do të doja që skuadra e zemrës të luajë në kategoritë më të larta, por nuk duhet të harrojmë filozofinë dhe atë që ka përfaqësuar.

Te Dinamo fitorja nuk ka qenë objektiv me patjetër, detyrim. Te Dinamo ka qenë detyrim të luhej mirë, të silleshe mirë, të kishte një mënyrë të caktuar. Jo domosdoshmërish fitimi, edhe pse mes këtyre vlerave ka qenë mes më të mirëve. Ka fituar me stil dhe shije. Kjo nuk është Dinamo, nuk mundet të fitojë kështu.

Lushnja është një ekip tradite i cili ta marrësh për njerëzit që sjell në stadium, është më i madh se Dinamo. Ata njerëz nuk kanë nevojë për ekip që të rrijë në Kategori të Parë me këtë shfaqje dhe formë. Të gjithë këto konformohen me sistemin dhe thonë nuk do të dalim nga ai. Unë i mirëkuptoj presidentin e Dinamos dhe të gjithë. Problemi është që kështu siç them unë, përfundojmë aty ku nuk dihet ku jemi. Për të qenë pjesë e sistemit llogaritë janë të thjeshta, Lushnja ka përfaqësues politikë dhe ka lidhje të ngushta me përfaqësues të institucionit.

Ja ku lidhet politika me futbollin! Çfarë i duhet Dinamos që të merret me Lushnjën? Po Lushnjës vetë kjo? Nëse gjendesh në atë situatë, ekipi do bjerë dhe të gjithë do shkojnë ta shohin edhe poshtë. Tifozët nuk kënaqen me këtë. Publiku nuk është llogari, nuk mund ta trajtosh me llogaritë e tua.

E patë në Angli atë që ndodhi me Bërnlin? Për një ndeshje që futi ekipin e dytë, janë të hetuar për manipulim ndeshje dhe mund të marrin dënim. Ku e gjen të drejtën që toleron ndeshje që prish garën e të tjerëve”, tha Jupi në “Procesi Sportiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"