Paradoksi i kuqebluve të Vllaznisë, vuajnë me “të vegjlit”
Vllaznia pësoi humbjen e 4-t në këtë kampionat, teksa u mund 1-0 të premten e kaluar nga Bylisi. Shkodranët u ndalën kështu pas 5 javëve radhazi me ecuri pozitive.
Kuqeblutë janë mundur më parë nga Skënderbeu, Laçi dhe Dinamo. Ajo që u vërtetua në Ballsh ka të bëjë me faktin se skuadra e Brdariç vuan me ekipet e pjesës së poshtme të tabelës. Nga 4 humbjet e këtij edicioni, shkodranët 3 prej tyre i kanë marrë me 3 ekipet e fundit në klasifikim.
Vllaznia ishte mundur 1-0 në Korçë nga Skënderbeu dhe 3-1 në Laç nga ekipi vendës para disfatës në Ballsh. Me Dinamon, kundërshtarin e radhës, humbi 2-1 në kohën shtesë në “Elbasan Arena”. Ka një lloj paradoksi me sezonin e Vllaznisë, që ka qenë përgjithësisht dominuese në rezultate dhe lojë ndaj ekipeve të kreut të renditjes, ndërkohë që ka pësuar disfata ndaj ekipeve të ashtuquajtura “të vogla”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"