Paradoksi i Mançester Junajtid, më keq me Amorimin sesa Ten Hagun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2024 | 9:11

Paradoksi i Mançester Junajtid, më keq me Amorimin sesa Ten Hagun

Ndërsa Hvang shënoi golin e tij të parë të sezonit duke vulosur fitoren e Uolvesit ndaj Junajtid, tifozët miq u përballën me një tjetër kthim në shtëpi pa asgjë për t’u gëzuar, diçka që është bërë e zakonshme këto kohë për ta.

sadasdasdasdasd

Pronarët e Junajtid u përballën me zemërimin e tyre njëherë, kur i ofruan një kontratë të re Ten Hagut, pastaj e shkarkuan pas disa javësh të sezonit të ri, duke zgjedhur Amorimin. Kur holandezi u shkarkua, Junajtid renditej i 14-ti, me vetëm 11 pikë pas 9 ndeshjesh. Katër pikët e trajnerit provizor, Rud van Nistelroi, i ngjitën një shkallë, por me një muaj me Amorimin në stol, ata u rikthyen atje ku ishin edhe me holandezin.

Me 13 pikë në 10 ndeshjet e tij të para, krahasuar me 14 pikët që fitoi Ten Hag në 10 ndeshjet e tij të fundit. Amorim ka humbur tre ndeshjet e tij të fundit, kundër Totenhemit, Bornmëthit dhe Uolvesit. “Djajtë” shënuan 18 gola ndaj 17 që kanë shënuar nën drejtimin e Amorimit në të njëjtin numër ndeshjesh. Golat e pësuar flasin gjithashtu në favor të ish-trajnerit, i cili pësoi 11 ndaj 19 gola të Amorimit.

dfsdfsdfdsfsfd

Vetëm në një ndeshje Mançester Junajtid e ka ruajtur portën e paprekur me portugezin, ndërsa me Ten Hagun mbrojtja e tyre rezistoi në katër takime në të gjitha kompeticionet. Edhe sulmi funksiononte më mirë: me 183 goditje në total ndaj 145 në këto 10 ndeshjet e fundit. Me holandezin, Mançesteri krijonte edhe më shumë raste dhe kishte një pritshmëri më të lartë për gola të shënuar.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"