Parashikimi i horoskopit 14 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
DASHI
Duhet të dëgjoni këshillat e personave që ju duan shumë e ju vendosin përballë realitetit, kështu që bëni mirë të pranoni sugjerimet e tyre si në sektorin profesional ashtu edhe në atë afektiv.
DEMI
Impenjimi juaj në fushën profesionale do të jetë maksimal dhe kështu do të arrini të merrni vlerësimin e bashkëpunëtorëve tuaj. Në sferën afektive do ju duhet të zgjidhni një mosmarrëveshje që keni pasur me partnerin tuaj.
BINJAKET
Në aspektin afektiv disa debate do të shkaktojnë një fazë plot komplikacione në çift. Mos i anashkaloni por merrini gjërat më qetë dhe bisedoni mbi ato çka ju shqetësojnë me partnerin tuaj.
GAFORRJA
Gjithçka do të jetë në favorin tuaj sot, kështu që gjithë zhgënjimet do të zhduken nga qarkullimi. Një epror i juaji do të tregojë respekt dhe vlerësim për punën tuaj, duke ju vendosur në një pozicion më të mirë.
LUANI
Në këtë fazë do të jeni mjaft strategjik dhe intuita do ju ndihmojë që të kapni në ajër okazionet. Ambicia tuaj në punë do të jetë triumfuese.
VIRGJERESHA
Nuk duhet të abuzoni me kënaqësitë e jetës, pasi mund ti shkaktoni probleme fizikut tuaj. Në punë mos merrni vendime impulsive dhe mundohuni të jeni sa më të thellë në analizimin e gjithçkaje.
PESHORJA
Dita e sotme rezulton të jetë mjaft e mirë. Një probleme i paparashikuar në pune do ju stimulojë të kërkoni zgjidhje të reja. Në aspektin afektiv vendimet tuaja do të ndikojnë në marrëdhënien tuaj me partnerin, prandaj bëni mirë të diskutoni më përpara.
AKREPI
Do ju prezantohet një mundësi mjaft e mirë për të shfaqur aftësitë tuaja në punë, kështu që shfrytëzojeni në maksimum. Në aspektin afektiv do të forcohet marrëdhënia me partnerin tuaj.
SHIGJETARI
Një mik do të trokasë në portën tuaj duke ju kërkuar ndihmë mbi një çështje profesionale mjaft delikate. Në aspektin afektiv do të keni mundësi të merrni vendime të rëndësishme duke ndryshuar drejtimin e jetës suaj.
BRICJAPI
Një lajm që nuk po ju vjen do ju zhgënjejë e do ju mërzisë pak. Në punë do të bëni kritika drejt dikujt që nuk ka vepruar mirë. Në fushën afektive disa nga idealet tuaj do të fillojnë të realizohen.
UJORI
Kini nevojë për shumë siguri e për më shumë besim nga ata që ju rrethojnë. Duhet të evitoni të jeni shumë dyshues e ti merrni gjërat me sens pozitiv.
PESHQIT
Në punë do të kaloni momente të këndshme. Gjithçka do të flasë në favorin tuaj. Në sferën afektive gjithçka do të jetë e stabilizuar, ditë të bukur ju presin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"