Parashikimi i horoskopit 28 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 8:31

Parashikimi i horoskopit 28 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 28 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot:

horoskopi-1-1

DASHI

Urani do ua shtojë dëshirën për të pasur një jetë në çift më të lirë dhe jashtë rutinës së përditshme. Buxhetin duhet ta menaxhoni më shumë kujdes dhe të tregoheni vigjilente.

 

DEMI

 

Falë Neptunit, jeta në çift do jetë e pështjelluar. Disa do kenë vështirësi dhe mund të enden në një ambient gënjeshtrash. Në planin financiar nuk do ketë asnjë përmirësim të të ardhurave.

BINJAKET

Bashkëpunim dhe përkujdesje reciproke, të gjitha këto falë Venusit. Nëse keni kaluar një periudhe paksa delikate me partnerin ka ardhur momenti të rivendosni klimën e ngrohtë.

GAFORRJA

Ka mundësi që në jetën në çift të keni tension. Plutoni do e bëjë partnerin tuaj nervoz. Edhe sot, Neptuni do iu sjell fat me financat. Gjithsesi tregohuni të matur dhe bëhuni optimiste për të ardhmen.

LUANI

Marsi, talenti i dëshirës dhe sensualitetit do të rizgjojë edhe më indiferentët ndërmjet jush. Kujdes nga tradhtitë që mund ta tronditin lidhjen tuaj! Neglizhenca në menaxhimin e financave ju rrezikon.

VIRGJERESHA

Qëndroni larg njëri-tjetrit sot sepse kjo do iu lejojë të reflektoni. Vetëm pas kësaj do e shihni nëse dashuria do të triumfoje apo jo. Në planin financiar dukeni të stabilizuar.

PESHORJA

Ambienti yjor do favorizojë dashuritë për të gjithë. Ata që kanë një lidhje do përjetojnë momente sensuale. Në planin financiar mund të ketë rritje të të ardhurave, por kujdes.

AKREPI

Gjërat janë ftohur disi me partnerin tuaj? Përfitoni nga influenca mjaft e mirë e Mërkurit për t’u pajtuar. Financat nuk do kenë ndryshime të dukshme, por falë Plutonit do jenë të kënaqshme.

SHIGJETARI

Çiftet do përjetojnë momente dëliri dhe pasioni. Partneri do jetë në lartësinë e duhur dhe do e ketë shumë të zhvilluar imagjinatën. Asgjë e rëndësishme për t’u shënuar në planin financiar.

BRICJAPI

Qielli i dashurisë do jetë i mbushur me re sot. Epo s’ka sesi situata të jetë ndryshe kur edhe planetët nuk janë të qëndrueshëm. Me financat mos ndërmerrni asnjë rrezik.

UJORI

Për çiftet asgjë nuk do shkojë ashtu si duhet dhe do ishte mirë të bënit një ndarje të përkohshme.  Mos u bazoni tek fati në sektorin financave por menaxhoni çdo gjë me mençuri.

PESHQIT

Zemra juaj do endet sot sa nga njëra anë në anën tjetër dhe do e keni të vështirë të gjeni ekuilibrin. Kujdes me financat sepse do keni tendencë të bëni çmenduri. Fat do keni por mos u nxitoni!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"