Parashikimi i superkompjuterit, ja kush do të jetë fituesi i Champions-it të ri 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 18:38

Parashikimi i superkompjuterit, ja kush do të jetë fituesi i Champions-it të ri 

Është publikuar parashikimi i parë se kush do ta fitojë këtë edicion të ri të  Champions League. Ky është simulimi i Superkompjuterit të Grosvenor Sport, që shpall fitues Mançester Sitin e Pep Guardiolës. 

champions

Skuadra angleze, sipas këtij studimi, do ta fitonte titullin, duke mposhtur në finale kampionin aktual Real Madrid. Më tej, dhe sipas tij, do të ishte klubi anglez ai që do të eliminonte Barcelonën në çerekfinale. 

Sipas të dhënave të të njëjtit studim, fitorja do të ishte 2-0 për Sitin ndaj skuadrës së Ançelotit. Të dy do të arrinin në këtë event, pasi mundën në gjysmëfinale Liverpul dhe Lajpcig. 

Superkompjuteri është një model probabiliteti, që nuk përcaktohet nga parashikimet ose paragjykimet njerëzore. Superkompjuteri llogarit rezultatin e çdo ndeshje bazuar në fuqinë aktuale të një ekipi. Faktorë të tillë si pozicioni i ligës, forma si dhe shanset e tregut të basteve. 

Parashikimet janë rezultat i një modeli, që simulon çdo ndeshje në garë dhe parashikon rezultatin e saktë që beson se çdo ndeshje do të ketë. Një nivel rastësie i shtohet parashikimeve për të siguruar që të ndodhin surpriza në vend që skuadrat më të mira në ligë të fitojnë çdo ndeshje. Rezultati i parashikimeve është rezultati më i zakonshëm mes skuadrave në fjalë. 

Modeli më pas simulon ndeshjet e mbetura të një sezoni 1000 herë dhe ndërton një tabelë mesatare të ligës nga 1000 simulimet, për të përjashtuar rezultatet anormale. Kjo është bërë për të kapur sa më shumë rezultate të ndryshme të jetë e mundur, dhe kjo përfshin skuadra si Aston Vila që fitojnë Ligën e Kampionëve në një numër të vogël simulimesh. 

Parashikimet përfundimtare të rezultatit janë rezultat i këtyre simulimeve dhe përpilohen në atë që superkompjuteri aktualisht parashikon duke pasur parasysh të gjithë informacionin që ka në dispozicion, por ka një sërë mundësish brenda këtyre parashikimeve. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"