Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 8:30
Parashikimi/ Simulimet e amerikanëve, kuqezinjtë e Silvinjos përballë Kroacisë
Simulimet e shortit janë gjithmonë interesante. Bëhet fjalë për një kompjuter që ka simuluar 12 grupet e kualifikueseve të Botërorit për kombëtaret në Europë.
Sipas amerikanëve të “Weglobalfootball” me simulimin që kanë realizuar, Shqipëria në variantin e parë bie në grup me Kroacinë, Poloninë dhe Azerbajxhanin, një grup ky me katër skuadra.
Ndërkohë në variantin e dytë me pesë skuadra, Shqipëria është simuluar në një grup me Zvicrën, si kombëtarja më e fortë nga vazoja e parë, Sllovakinë nga vazoja e dytë, Lituaninë nga vazoja e katërt dhe Gjibraltarin nga vazoja e fundit. Megjithatë, ky është vetëm një simulim kompjuteri.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"