“PARIS 2024”/ Kosova “flirt” me bronzin, Shqipëria garon sot në not

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2024 | 9:25

“PARIS 2024”/ Kosova “flirt” me bronzin, Shqipëria garon sot në not

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë mbyl lur dje ditën e tretë të garave. Pas medaljes së argjendit të fituar të dielën nga Distria Krasniqi, Kosova iu afrua shumë podiumit edhe me xhudistin Akil Gjakova.Grisi-Koxhaku28-vjeçari nga Peja e nisi konkurrimin e tij në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke mposhtur në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin, triumf i ardhur me “Ippon”. Në raundin e dytë, Gjakova fitoi ndaj austriakut Samuel Gassner, sërish me “Ippon”, duke siguruar kualifikimin mes tetë më të mirëve, aty ku shorti e vendosi përballë italianit Manuel Lombardo. Një takim shumë interesant, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues, duke bërë që sfida të shkojë në “Golden Score”.

Lombardo mori gabimin e tretë dhe Akil Gjakova preu biletën për në gjysmëfinale. Në katërshe xhudisti dardan u përballë me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, me të cilin u mund në “Golden Score”, ndërsa ishte pikërisht azeri ai që më pas fitoi edhe medaljen e artë. Ndërkohë në ripeshkim për medaljen e bronzit, Gjakova u mund nga japonezi Soichi Hashimoto me “Wazaari”, duke e përfunduar konkurrimin e tij në vend të pestë në Olimpiadë, rezultat i lartë që meriton duartrokitje. Ndërkohë, Nora Gjakova, medalistja e artë e Kosovës në “Tokio 2020”, u eliminua nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”, teksa u mposht mongolezja Enkhriilen Lkhagvatogoo në duelin e kategorisë -52 kilogramë.

SHQIPËRIA, SËRISH NË PISHINË – Ndërkohë, pas një dite pushim, ekipi olimpik i Shqipërisë do t’u rikthehet sot garave në “Paris 2024” me notarin Grisi Koxhaku. 18- vjaçari, i cili është me ftesë në Olimpiadë, do të marrë pjesë në Baterinë 3 të kualifikuese në 200 metra stil, me garat që nisin në orën 11:15. Kujtojmë që deri më tani për Shqipërinë kanë garuar qitësja Manjola Konini në kualifikueset e disiplinës 10 metra pistoletë me ajër, e cila e mbylli në vend të 43-të mes 44 garueseve. Ndërsa notarja Kaltra Meça u rendit në vend të 27-të mes 30 garueseve në kualifikueset e disiplinës 200 metra stil i lirë.

Garat e kuqezinjve me ftesa në Lojërat Olimpike do të vijojnë me atletin Franko Burraj më 3 gusht në orën 10:35 në paraeliminatoret e 100 metrave. Më pas do të jetë radha për sportistët nga të cilët janë edhe pritshmëritë më të larta, nga kampionët që janë kualifikuar me normë. Më 4 gusht në orën 10:15 në pistë do zbresë Luiza Gega, e cila do të konkurrojë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa. Më pas e kanë radhën kampionët e mundjes së stilit të lirë, duke nisur më 8 gusht me Zelimkhan Abakarov, më 9 gusht Chermen Valiev dhe 10 gusht Islam Dudaev, sportistët të cilët synojnë medaljen historike për Shqipërinë.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"