PARIS 2024/ Valiev e nis me fitore me përmbysje, mundësi kuqezi kalon në çerekfinalet e turneut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 12:45

PARIS 2024/ Valiev e nis me fitore me përmbysje, mundësi kuqezi kalon në çerekfinalet e turneut

Mundësi Çermen Valiev ka siguruar çerekfinalet në Lojërat Olimpike, duke fituar një duel jo aq të lehtë në raundin  parë të turneut.

valiev

Në ndeshjen e tij të parë në stilin e lirë deri në peshën 74 kg, Valiev vihej përballë një sportisti nga Azerbajxhani, Turan Bayramov, i cili ka qenë Kampione Bote U-23, si dhe nënkampion e dy herë medalist i bronztë i Europës. Ky i fundit shënoi pikë radhazi dhe siguroi avantazhin 3-0 ndaj mundësit rus që përfaqëson Shqipërinë.

Valiev u përgjigj me dy pikë duke shkurtuar diferencën dhe më pas barazoi rezultatin në 3-3. Si pasojë erdhi edhe pika e fundit që i dha atij fitoren 4-3 dhe kalimin në turin tjetër ku do të ndeshet me sportistin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov, për të pasur shans për medalje në Lojërat Olimpike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"