Postuar: Dhjetor 20, 2024 | 19:29
Partizani gjen pasardhësin e Hadrojt në Nigeri, zbulohet firma edhe me sulmuesin e Bjellorusisë
Partizani po kalon një moment të mirë në kampionat teksa sot do të kërkojë ta mbyllë me fitore vitin 2024.
Të kuqtë duan të përforcohen në merkaton e janarit teksa janë zbuluar edhe dy emrat e parë.
Sipas “RTSH Sport” bëhet fjalë për Sodik Ismail dhe Dmitri Podstrelov.
![EXCLUSIVE: Any Super Eagles coach would have invited me – Sodiq Ismail](https://www.afrik-foot.com/app/uploads/2024/06/20240602_181144-1024x813.jpg)
Sodik Ismail
Nigeriani është mbrojtës i djathtë dhe me siguri do të marrë vendin e Andi Hadrojt, ndërsa tjetër është sulmues nga Bjellorusia.
![Dmitriy Podstrelov - Player profile 2024 | Transfermarkt](https://tmssl.akamaized.net/images/foto/galerie/dmitriy-podstrelov-dinamo-minsk-2024-1719916106-141405.jpg)
Dmitri Podstrelov
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)