Postuar: Dhjetor 26, 2024 | 23:35
Partizani “harron” Arinaldo Rrapajn, detaji që bie në sy pas largimit të tij në Ukrainë
Arinaldo Rrapaj u zyrtarizua dje nga klubi i Kolos Kovalivka në Ukrainë. 23-vjeçari la Partizanin pas më shumë se 3 vitesh duke firmosur për herë të parë jashtë Shqipërisë.
Çfarë ka rënë në sy është se klubi i kuq akoma nuk ka njoftuar për largimin e Rrapajt. Kështu tifozët dhe jo vetëm janë njoftuar nga ukrainasit për zyrtarizimin.
Largimi i Rrapajt ishte paralajmëruar më parë nga “Panorama Sport”. Mesfushori po spikaste këtë sezon, për këtë tërhoqi vëmendjen e klubeve jashtë Shqipërisë.
Kontrata te Partizani i përfundonte në verën e vitit 2026. Ajo e firmosur me Kolos Kovalivka ka vlerë deri në verën e vitit 2028.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"