“Partizani ka dy vite i pamposhtur”, Preka pas derbit: E rëndësishme është të mos e humbësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 22:51

“Partizani ka dy vite i pamposhtur”, Preka pas derbit: E rëndësishme është të mos e humbësh

Mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka, u shpreh i kënaqur që të kuqtë kishin dalë përsëri të pamposhtur nga derbi.

bandicam 2024-09-21 22-36-29-760

“Ishte derbi im i parë, isha shumë i emocionuar. Partizani me sa di ka 2 vite që mbetet i pathyeshëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kishim rastet tona, mund t’i shfrytëzonim më mirë, po rëndësi ka që të mos e humbësh ndeshjen.

Problemet fizike i kam lënë mbrapa, po stërvitem çdo ditë. Trajneri është ai që vendos, jam gati për Partizanin dhe sa herë të më jepet mundësia do të bëj më të mirën time”, tha Preka për “RTSH” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"