“Partizani klub europian”, Domgjoni paralajmëron Elbasanin: Vijojmë serinë e fitoreve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 11:20

“Partizani klub europian”, Domgjoni paralajmëron Elbasanin: Vijojmë serinë e fitoreve

David Domgjoni ish te afrimi i fundit i Partizanit, por edhe një nga më të bujshmit për karrierën që lojtari ka arritur të bëjë përgjatë këtyre viteve. Në një intervistë për mediat, 27-vjeçari rrëfen gjerë e gjatë sesi e ka gjetur klubin e ri, përse zgjodhi të kuqtë dhe objektivat e këtij sezoni.

domgjoni

Mbrojtësi nga Prizreni shprehet se infrastruktura e Partizanit nuk është aspak larg ekipeve europiane ku ai ka luajtur. Domgjoni vjen te të kuqtë pas eksperiencave në Turqi, Zvicër, Poloni dhe Kazakistan.

Një ndeshje e dy mbrojtjeve më të mira në kampionatit. Si e shihni këtë sfidë repartesh? Padyshim që do të jetë një “luftë” e fortë në fushë. Edhe ata kanë një mbrojtje shumë të mirë, por ne mendojmë vetëm për të vijuar ecurinë tonë të mirë. Shohim veten tonë në radhë të parë dhe më pas merremi me kundërshtarin. Mendojmë të mos pësojmë gol ne vetë dhe të vijojmë me ecurinë me fitore. T’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe të mundohemi në çdo 90-minutësh të marrim maksimumin.

E shihni Partizanin si një trampolinë për t’u kthyer sërish në arenat europiane të futbollit? Padiskutim që po, siç e dimë të gjithë Partizani është klubi më i madh shqiptar. Të them të drejtën, tani që kam ardhur dhe kam parë infrastrukturën dhe organizimin, mund të them se Partizani nuk ka ndonjë ndryshim me ekipet e tjera ku kam qenë në Europë. Sa i përket të qenit një “trampolinë”, besoj dhe shpresoj se do të bëjmë një sezon pozitiv me Partizanin dhe pse jo në fund të vitit të transferohemi në liga më të forta. Këtë nuk e them vetëm për vete, sepse ekipi ka edhe shumë çuna të tjerë të rinj cilësorë. Të bëjmë mirë këtë vit dhe të shpresojmë që secili të ketë një mundësi të tregojë veten jashtë

NTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"