Partizani kthehet në fushë me derbin, ka përballë Dajën dhe rivalin e preferuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 13:00

Partizani kthehet në fushë me derbin, ka përballë Dajën dhe rivalin e preferuar

Ndeshja e radhës për Partizanin e Veselinoviç daton më 12 shtator, të enjten e ardhshme, kundër Dinamos së Dajës.

dinamo partizani

Këtë sezon të dyja skuadrat do të hapin një kapitull të ri të betejave mes tyre, aq më tepër kur janë përfshirë nga shumë ndryshime. Gjithsesi, e shkuara dhe tradita janë pjesë e rëndësishme e futbollit dhe duhet thënë se të kuqtë kanë arritur të krijojnë një epërsi të ndjeshme ndaj bluve në sezonet e fundit.

Në katër betejat e vjetshme të kuqtë arritën të fitonin dy ndeshje, kundrejt një triumfi të Dinamos dhe një barazimi pa gola. Kundër Dinamos të kuqtë kanë arritur të fitojnë gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit. Humbja e vetme u regjistrua vjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"