Partizani mbi “Nëndetësen”, dominon 11-shen e milionave të derbit
Në fushë nesër në “Elbasan Arena” në orën 17:00 zbresin dy nga skuadrat më të shëndetshme financiarisht, që në vitet e fundit kanë arritur të grumbullojnë lojtarë mjaft cilësorë, me vlerë të konsiderueshme në merkato.
Nëse u bëjmë një krahasim skuadrave në këtë aspekt, mund të themi se Partizani është më lart, madje të kuqtë janë organika më e shtrenjtë e Superiores, sipas “Transfermarkt”. Vlera e Partizanit është 5.5 milionë euro, kundrejt 4.35 milionë eurove të Dinamos.
Nëse do të ndërtonim formacionin më të shtrenjtë të Dinamos dhe Partizanit, vetëm 4 lojtarë të bluve do të merrnin pjesë në këtë 11-she dhe 6 të tjerët janë të Partizanit.
Muzek, Aliji, Bregu dhe Zabërgja do të ishin pjesë e formacionit më të shtrenjtë, që jo domosdoshmërish përfshin lojtarët më të mirë, pasi jashtë ngelin emra si Dita, Mandela, Preka apo Mba.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"