Partizani nuk i beson më prodhimit të vet, 4 talente presin shansin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2024 | 9:08

Partizani nuk i beson më prodhimit të vet, 4 talente presin shansin

Nëse do t’i bënim një etiketim të Partizanit të këtyre viteve të fundit, nuk mund ta konsiderojmë si një klub që nxjerr dhe u beson talenteve të akademisë.

Çast nga ndeshja e të rinjve mes Tiranës dhe Partizanit, që përfundoi 1-3 dhe në fund u mbyll me sherr FOTO: F.HAZISLLARI

Shohim merkato pas merkatoje që lojtarë të rritur në akademinë e kuqe shpërndahen nëpër klube të Kategorisë së Parë apo të Superiores dhe më pas dalëngadalë nisin të spikasin. Por nëse prej vitesh të kuqtë nuk e kanë mendësinë të mbajnë dhe të rrisin si duhet talentet e tyre, kanë në dorë që ta ndryshojnë këtë gjatë këtij edicioni.

Në dispozicion të trajnerit Veselinoviç janë disa të rinj, të cilët stërviten me ekipin e parë dhe presin shansin. I pari është Oresti Rifa, që fitoi fanellë titullari në Europë, dha një asist, por pas ikjes së Shehit u “zhduk”. Një tjetër lojtar i talentuar i akademisë, që meriton besim, është Gjergji Kote. Ndryshe nga më lart, ky i fundit duket se ka fituar simpatinë e Veselinoviç që nga derbi.

Tedi Malaj, prej një viti te Partizani, së fundmi firmosi kontratë si profesionist, por shansin nuk e ka fituar ende. Një mundësi e pret edhe portieri Skënder Tahri, i cili prej dy sezonesh stërvitet me ekipin e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"