Partizani rikthen ekipin B, “demat” zbulojnë trajnerin që merr drejtimin e skuadrës me objektiv Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2024 | 23:57

Partizani rikthen ekipin B, “demat” zbulojnë trajnerin që merr drejtimin e skuadrës me objektiv Kategorinë e Parë

Partizani B rikthehet në futbollin shqiptar, siç Panorama Sport kishte njoftuar më parë. Vetë klubi e ka konfirmuar këtë lajm përmes rrjeteve sociale, ndërsa zyrtarizon trajnerin Renaldo Kalari në krye të skuadrës.

Partizani B

Po ashtu klubi ka treguar objektivat që në rifillimin e rrugëtimit me Partizanin B. Është pikërisht Kategoria e Parë, që shihet si objektiv afatgjatë pasi klubi e nis në ligën e katërt për nga rëndësia.

Njoftimi i Partizanit:

Partizani B do të jetë një prej ekipeve konkuruese të Kategorisë së Tretë. Klubi ka vendosur të rikthejë ekipin “B” duke i shtuar një tjetër risi projektit afatgjatë që ka nisur. Pjesmarrja në Kategorinë e Parë do të jetë edhe objektivi kryesor i skuadrës , objektiv të cilin Partizani B arriti ta realizonte në sezonin 2020 -2021. Të kuqtë kanë nisur sot zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Renaldo Kalari dhe ndihmësit Erim Shehaj. Kampionati Kategorisë së Tretë do të startojë më 20 Tetor 2024, ndërkohë që Partizani B pritet të jetë pjesë e skuadrave të Grupit B”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"